Saturday, March 6, 2010

Poezi nga Athanase Vanchev de Thracy

Poezi nga Athanase Vanchev de Thracy, perkthyer nga Gjovalin Kola dhe Jeton Kelmendi

Athanase Vantchev de Thracy është pa dyshim njëri nga poetët më të mëdhenj bashkëkohës francezë.I lindur më 3 janar 1940, në Haskovo të Bullgarisë, ky poliglot me kulturë të jashtëzakonshme ndjek për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë studime të larta në disa nga universitetet më të njohura të Evropës, ku ai fiton njohuri të thella për poezinë botërore.Athanase Vantchev de Thracy është autor i 28 përmbledhjeve me poezi (të shkruara në varg klasik dhe të lirë), ku ai përdor gjithë spektrin e prozodisë : epopenë, odën, sonetin, bukoliket, idilet, pastoralet, baladat, elegjitë, rondon, satirën, hymin, ιpigramin, epitafin etj. Ai ka publikuar gjithashtu një numër monografish si dhe punimin e doktoraturës, Simbolika e dritës në poezinë e Paul Verlaine-it. Në bullgarisht, ai shkruan një studim për shkrimtarin epikurian Pιtrone, të mbiquajtur Petronius Arbiter elegantiaru, i preferuari i Neron-it, autor i romanit Satirikon, si dhe një studim në gjuhën ruse me titull Poetika dhe metafizika në veprën e Dostojevskit. Duke qenë një njohës shumë i mirë i antikitetit, Athanase Vantchev de Thracy shkruan mjaft artikuj për poezinë greke e latine. Kurse gjatë qëndrimit të tij prej dy vjetësh në Tunizi, ai boton njëra pas tjetrës tri vepra kushtuar dy qytezave punike tuniziane : Monastir-Ruspina – ana e tejdukshme, El-Djem-Thysdrus – i fejuari i kaltërsisë dhe Mozaikët e qytetit të Thysdrus-it.Ai studion për shumë vite me radhë islamin dhe vendet e Lindjes si Sirinë, Turqinë, Libanin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Irakun, Egjiptin, Marokun, Tunizinë, Mauritaninë dhe Taxhikistanin, ku kalon edhe një pjesë të jetës së tij. Në këtë periudhë, ai përshtat në gjuhën frënge veprën historike të Mustafa Tlass-it Zenobie, mbretëresha e Palmyre-it.Ai qëdron gjithashtu dy vjet në Rusi (1993-1994) për të studiuar poezinë ruse. Përkthyes i një plejade të tërë poetësh, Athanase Vantchev de Thracy është nderuar me shumë çmime letrare e ndërkombëtare, midis të cilëve me Çmimin e Madh Ndërkombëtar të Poezisë Solenzara. Ai është laureat i Akademisë Franceze, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe të Letërsisë, Docteur honoris causa i Universitit të Veliko Tarnovo-s, në Bullgari, laureat i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, anëtar i P.E.N Club-it francez, i Shoqatës së Shkrimtarëve francezë si dhe i Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe të letërsisë në Francë. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.Vepra poetike:- Flakërime (1970).- Hije e marrëzi (1971).- Polyhymnia (1981)- Libri i transparencave (1981)- Orë e Stinë (1981)- Ti, Virgjëreshë e zjarrit (1985), ribotuar më 2001 dhe 2002- Oaz, fytyra drite (1986)- Strofa pentacorde(1986)- Animula vagula, blandula (1986)- Sonetet e Damaskut (1987)- Elozh drite (1987)- Libër për oktavat (1987)- Leptis-Minor (sonete romane)- Përmbi Fjalët (1988)- Anamnezë (1991), ribotim i zgjeruar(2006)- Vetmia e Tridhjetë (1992)- Trallisje, pasuar nga Shkëlqimet (1992)- Këngë homofonike (1997)- Zëra të bukur antikë (2000)- Befas, një drithërimë ëngjëllore (2000)- Momente përjetësie (2001)- Anale dhe përshpirtje (2002- Epopteia ( Soditje sublime) 2003.- Elegji (2003)- Ora e Nëntë (2004)- Mëshirë, o Zot (2005)- Kështu bëhen njerëzit (2006)- Dhe deti kthehej në këngë (2007)I.DHEMBSHURICarolina di Gregorio-sSa i kthjellët është ky mëngjes, e ëmbla ime, Carolina,Këtë e dinë edhe trishtilat që luajnëKukafshehtas me flladin si pëlhurë xixëlluese.Zëra fëmijësh gjallojnë lumturisht rrugëveE shpërthejnë si këmbana kristali Në ajrin e tejdukshëm.E qeshur, ti shtrin nga dritarja krahët e tu Të Të brishtë drejt gëzimit të padukshëmNga kraharorët e tyre fërgëllues,Dhe ndjesitë e tua, nën puthjet e pastërvituraTë diellit adoleshentRezonojnë si kordatE harpës!Mos u përkul më tepër drejtHapësirës së dritares,Engjëlli im i Bukurisë!Ti mund të biesh në greminëNga zemra ime, ku vetëm ti,Në këtë pranverë të qeshur,E veshur me zefir e trëndafilë,Mbretëron si Afërditë,E madhe, e panënshtruar,Perëndeshë e pashoqeE Bukurisë, e DashurisëDhe e Dhembshurisë!Paris, e martë, më 24 shkurt 2004II.FJALË KALTËRSIEStephen-it« Kërkoj pa pushim sytë e asajQë ishte për mua aq e bukur »Perandori WouNe e donim detin, valët e qeta të ujitGjelbërimin mahnitës të fushave e kodrinave Librin e qetësisë dhe muzikën hyjnoreTë vargjeve të Teokritit në hije të pemëve lulebardhaFleurigny – Touques, këtë të martë të 1 janarit 2008III.HYR DHE NDIZE DRITËN"My God, what is a heart?"George Herbert-it (1593-1633)Hyr e ndize dritën dhe qesh ! Kënga e ëmbël e natës pranverore hyn edhe ajo Në shtëpi, plot me lule të kuqe e të kaltra.Përse je kaq e frymëzuar, kaq e lehtë? Përse fustani yt vallëzon nëpër kadifin e qetësisë Me një ëndërr lumturie të thurur kaq bukur?A ëndërron ti për parfume ngacmueseQë t’i bëjnë lëvizjet e tua kundermonjëseDhe perdet të dridhen nga fryma e kohësSi fletët që bien nga plepat e vjetër?A do ta ndërroje ti aromën e butë të një peme,Me fëshfërimën e ndrojtur të qershive?E Dashur, sa e dua këtë lumturiQë buron prej trupit tënd,Si një fllad i ardhur nga detiQë shkon drejt pyllit me pisha!Hajde, të lutem, të më mësoshArtin e harmonisë me dritën e qiellit,Gramatikën e dashurisë së bimëve të gjalla,Dhe kuptimin e yjeve të ndezur në zemër.Jam shumë i lodhur !Por shpirti im kërkon të flasë pa pushimGjuhën e virgjër të lëndinaveDhe të dëshifrojë fshehtësitëE « Tablettes de buis d’Apronenia Avitia ! »Më thuaj se me çfarë lloj arti të pashprehurDashuria i zhvendos pa pushim kufijtëNdërsa unë, i harruar në melankolinë time,Dëgjoj këngë që më ngjajnë me ato të mëllenjave !Thuamë, pra, shpirt im,What is a heart ?Në Paris, këtë të diel të 6 shkurtit, Anno Christi 2005IV.TRI PSHERËTIMAE çfarë mund t’ju them më qartë se këto fjalë :Koha është e mirë në pemishten e paqtë të kumbullave,Le të pushojmë këtu, të mbështetur në lëvoren e tyre të butë.*Një grua me freskore fildishi tund flokët e sajNën shiun e petaleve. Ajo këndon. Ajo hesht.Çfarë shprehin fjalët e saj ? Çfarë fsheh heshtja e saj e bukur ?*Melodi e heshtur e meshkujve të bletëve,Këngë elegjiake e bletëve, përsipërShtëpisë sime, plot me miq që qeshin e më duan.(Vjersha të shkurtëra nga vëllimi me poezi Momente përjetësie, 2001)V.TI JE MIK I VËRTETËTi je, Mik i shkëlqyer, mot që të bën të dridheshZemër e mendimit dhe shpirt i diturisë,Drithmë gjethesh që mbrëmja e dashuruarE mbush me puthjet e delirit të saj hyjnor.
E diel, 7 dhjetor 2008

BILBILI I MAJIT
Jeton Kelmendit
« Ti e njeh pranverën vetëm nga lulet… »Paul GιraldyE dëgjoj shumë herët në mëngjes. Këtë zë të mrekullueshëm, këtë harmoni trillesh të mëndafshta, këto shpërthime drite plot me nuanca, këto alegro, largos, kreshendo të përpikta et kaq të fuqishme !
Nata është e kthjellët dhe valëzuese si atlas. Ky trup i vogël, fërgëllimë lirike prej ekzaltimit dashuror, dridhet mbi gjethet e buta praverore. Melodia e tij karakteristike, legjendare, e paharruar dhe kënga e tij ngjyrë qelqi vrapojnë si rrëke uji të kulluara duke u drithëruar nëpër pyllin e dendur, nga pema në pemë, nga gëmusha në gëmushë.

Gjithηka në këtë natë maji duket sikur është krijuar nga përkëdhelja, tejdukshmëria dhe butësia. Delikati dhe i vogli bilbil ! Gjithmonë i padukshëm, i përunjët, fshehur në pendlat e tij prej murgu. E pra, dashuria e tij është muzikë me nota të tejndritshme.
Me fytyrën nën rrezet e hënës, rri e shijoj drithërimat vajtuese të këtij flauti magjik, murmurimat et fyellit rustik, heshtjet e tij të shkurtra dhe nga mallëngjimi mezi mbaj lotët e ngashërimin. Ηaste qetësie e ηlirimi elegjiak, ëndërrime të trallisura plot me mister e shenjtëri.
As mullibardha me zë magjiplotë, as mëllenja muzikante, as zëri i hollë i zogut të lumenjëve, as ηafkëlorja e shkathët dhe lozanjare me kokën të mbuluar me tyl të zi, asnjë shpend imitues e fjalëshumë s’mund të matet me artin e paarritshëm të tij.

Vetëm zëri i tij prej diamanti derdhet nëpër hije me një bukuri mahnitëse. Vetëm zëri i tij është drithërimë, flatërimë, luhatje e valëzim. Vetëm ai shndërrohet në një këngë të ëmbël.
Dhe pastaj nuk e dëgjojmë më. Zemrën na e pushton një zi e rëndë vjeshore. Ai niset drejt Afrikës së hareshme, drejt netëve të bukura tropikale, drejt zhegut të tokave të kuqe. Andej ku zemra të tjera rinore, të pastra e të dashuruara e presin me sytë që shkëlqejnë prej ngazëllimit.

KAM NEVOJE PER JARGAVANIN

Në Orlando

E di, Dashuria juaj është shënuar virgjërishMe bojë simpatikeNë faqet e heshturaTë kësaj letre!

Për të lexuar fjalët e butësisë, Unë duhet t'i afrohemFlakës së zemrës sime të fletës, Po dal si letër I shënjosur, i hutuar, i shqetësuar, Qartësi e çmuar E një rrëfimin! Duke qenë fllad i lehtë nate Kush u dhuroi shqetësim Dritave të vogla dridhje Xixëllonjash. Duke qenë rëndesa e lehtëE përjetësisëKush dikton në mëngjes poemën e tij! Mik, Për të lexuar fjalët tuajaKam nevojë për trëndafila Që lundrojnë nën aromën e tyre shtëpitë në qytet! Unë kam nevojë për jargavaninpër të ruajtur jetën tuaj në dorën time!Paris, 5 korrik 2008


ME PAK FJALE Një Alaksandrian Saran "Oh, hesht ti, kur të kesh shtrirë për tokë terrorin brenda teje" Alian Jouffroy Çastet e dendura Shpendët shtegëtarë, Si vello në ngushticën e qiellit Rrënjët e shkurreve, Padukshëm, drejt frutave pjekur Dhe yjet e zbehtë, Poemë e vdekur. Më e butë se tufat e leshta E bardhë Muzikë e Schubertit Shpirti i tij ecën si avull Në krye Fëmijët kanë fjetur! Përkryeshmëri,
Paris, kohe korrik 2008


BISHTËTUNDËSAT

Për Karoline Pfeiffer"Ai rrethuar nga kuzhina-kozmosi " Toshio Kiyosaki Fole bishtëtundësash - Një yll i zgjuar i ëmbëldritës Gjumi ngjyrë jargavani i zogjve Kalonte në ëmbëlsi të dashurisë. Ajri përreth veshur plot Pilivesa të çmuara! Me zemrën, gjithmonë lakuriq Shkon deri ne thellësi të kohës Për të humbur në atë që dikur ishte Dridhje dhe udhë. Në Fleurigny të Normandisë, këtë të hënë më 31 mars 2008



KOHIMI RENDOR Kushtuar Abul Qasim Hassan ibn Ahmad 'Unsuri

"Le të bjerë në hi gjithçka duhet të bëhet hi " Rabindranath Tagore Fijet e buta gjelbërimeve të shumta shpirti i tij i mahnitur Në kupat e kthjellëta blu qepallat gjysmëmbylluraLe të mbetet ai, Princi im, aroma e shkëlqimit të shënimeve, Të letrave të pashkruara, të fjalëve të pashqiptuara.Rueil-Malmaison, më 8 qershor 2008


BURIM NATE

Për Bustros Sabine “e mbledhur veten, më thërretderi në të vërtetën time " Athanas Vanchev e Thracy Midis dy gonxhesh te reja të lule kamelias Hënë e plotë, falenderim i pakapshëm, i hollë, prekës, Trini e ëmbël e butësisë.Në Fleurigny të Normandisë të dielën më 30 mars, Anno Krishtit Tabela e përmbajtjeve (MMVIII)


ZAMBAKË DHE TRËNDAFILA NË PARAJSËPër dajën tim Aleksandër "Sepse u bëra burrë nën kujtimet e mia" Jose Angel Valente Hijet e të vdekurve tanë vijnë si vela Rrëshqitur mbi ujërat kristal të oqeanit, Dhe natën e pamasë grumbullojnë dënesën Udhëtimit të tyre të fundit në shtrëngimin astral. Në Paris, e premte, 2 maj,
Anno Krishtit Tabela e përmbajtjeve (MMVIII)


PESE GJETHET E GESHTENJES Për Zitën"Në port fundverëskujtimet më shfaqen. " Akio Bin I. Akira Ogushi tTufë fjalësh mureve - tokës së kuqe Duke kaluar vitet, duke kaluar stinët. II. Kadokawa Haruki Era e vjeshtës fishkëllimë me gjethet e kuqe lisi Kullon vetmi nga muret. III. Sugawa Yoko Një fletë bie qelibartë Plep - shoqëron një lot, Unë jam i vjetër! IV. Nakahara Michio Ti lexon me zë të lartë një poemë Gjethe gështenjash bien, Vjeshtanë flokët tona. V. Kimura Toshio Heshtja e vjeshtës e lëngshme Grykët e kuqe përlajnë me hir
kokrrat e rrushit -- shoku im më ofron një dardhë.Paris, 5 korrik, 2008


EPIGRAFI - LULE SHËN GJERGJI"Frumentum Christi sum..."
Kalimtar, këtu pushon Athanasi-Vesa e mëngjesit është qefi i tij, Zambakët e luginës, varri i tij -- Jeta e tij ishte një poemë, Poemë që do të mbetet në përjetësi! Paris, 2 May, 2008

Përzgjedhur dhe përkthyer në shqip nga Jeton Kelmendi
Publié par Athanase Vantchev de Thracy à l'adresse 10:59 0 commentaires
vendredi 28 novembre 2008
Cinq de mes poèmes en albanais
Mon Ami, l'éminent poète albanais Jeton Kelmendi, a traduit 5 de mes poésies. Qu'il en soit remercié !

Friday, November 28, 2008

Athanase Vantchev de Thracy ne shqip

Përktheu Gjovalin Kola, përgatiti për botim Jeton KelmendiAthanase Vantchev de Thracy është pa dyshim njëri nga poetët më të mëdhenj bashkëkohës francezë. I lindur më 3 janar 1940, në Haskovo të Bullgarisë, ky poliglot me kulturë të jashtëzakonshme ndjek për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë studime të larta në disa nga universitetet më të njohura të Evropës, ku ai fiton njohuri të thella për poezinë botërore.

Athanase Vantchev de Thracy është autor i 28 përmbledhjeve me poezi (të shkruara në varg klasik dhe të lirë), ku ai përdor gjithë spektrin e prozodisë : epopenë, odën, sonetin, bukoliket, idilet, pastoralet, baladat, elegjitë, rondon, satirën, hymin, épigramin, epitafin etj. Ai ka publikuar gjithashtu një numër monografish si dhe punimin e doktoraturës, Simbolika e dritës në poezinë e Paul Verlaine-it. Në bullgarisht, ai shkruan një studim për shkrimtarin epikurian Pétrone, të mbiquajtur Petronius Arbiter elegantiaru, i preferuari i Neron-it, autor i romanit Satirikon, si dhe një studim në gjuhën ruse me titull Poetika dhe metafizika në veprën e Dostojevskit. Duke qenë një njohës shumë i mirë i antikitetit, Athanase Vantchev de Thracy shkruan mjaft artikuj për poezinë greke e latine. Kurse gjatë qnëdrimit të tij prej dy vjetësh në Tunizi, ai boton njëra pas tjetrës tri vepra kushtuar dy qytezave punike tuniziane : Monastir-Ruspina – ana e tejdukshme, El-Djem-Thysdrus – i fejuari i kaltërsisë dhe Mozaikët e qytetit të Thysdrus-it.

Ai studion për shumë vite me radhë islamin dhe vendet e Lindjes si Sirinë, Turqinë, Libanin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Irakun, Egjiptin, Marokun, Tunizinë, Mauritaninë dhe Taxhikistanin, ku kalon edhe një pjesë të jetës së tij. Në këtë periudhë, ai përshtat në gjuhën frënge veprën historike të Mustafa Tlass-it Zenobie, mbretëresha e Palmyre-it.

Ai qëdron gjithashtu dy vjet në Rusi (1993-1994) për të studiuar poezinë ruse. Përkthyes i një plejade të tërë poetësh, Athanase Vantchev de Thracy është nderuar me shumë çmime letrare e ndërkombëtare, midis të cilëve me Çmimin e Madh Ndërkombëtar të Poezisë Solenzara. Ai është laureat i Akademisë Franceze, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe të Letërsisë, Docteur honoris causa i Universitit të Veliko Tarnovo-s, në Bullgari, laureat i Ministrisë së Punëve të Jashtmë të Francës, anëtar i P.E.N Club-it francez, i Shoqatës së Shkrimtarëve francezë si dhe i Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe të letërsisë në Francë. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

Vepra poetike:

- Flakërime (1970).
- Hije e marrëzi (1971).
- Polyhymnia (1981)
- Libri i transparencave (1981)
- Orë e Stinë (1981)
- Ti, Virgjëreshë e zjarrit (1985), ribotuar më 2001 dhe 2002
- Oaz, fytyra drite (1986)
- Strofa pentacorde(1986)
- Animula vagula, blandula (1986)
- Sonetet e Damaskut (1987)
- Elozh drite (1987)
- Libër për oktavat (1987)
- Leptis-Minor (sonete romane)
- Përmbi Fjalët (1988)
- Anamnezë (1991), ribotim i zgjeruar(2006)
- Vetmia e Tridhjetë (1992)
- Trallisje, pasuar nga Shkëlqimet (1992)
- Këngë homofonike (1997)
- Zëra të bukur antikë (2000)
- Befas, një drit hërimë ëngjëllore (2000)
- Momente përjetësie (2001)
- Anale dhe përshpirtje (2002
- Epopteia ( Soditje sublime) 2003.
- Elegji (2003)- Ora e Nëntë (2004)
- Mëshirë, o Zot (2005)
- Kështu bëhen njerëzit (2006)
- Dhe deti kthehej në këngë (2007)

I.

DHEMBSHURI

Carolina di Gregorio-s
Sa i kthjellët është ky mëngjes, e ëmbla ime, Carolina,
Këtë e dinë edhe trishtilat që luajnë
Kukafshehtas me flladin si pëlhurë xixëlluese.
Zëra fëmijësh gjallojnë lumturisht rrugëve
E shpërthejnë si këmbana kristali Në ajrin e tejdukshëm.
E qeshur, ti shtrin nga dritarja krahët e tu Të Të brishtë drejt gëzimit të padukshëm
Nga kraharorët e tyre fërgëllues,
Dhe ndjesitë e tua, nën puthjet e pastërvitua
Të diellit adoleshent
Rezonojnë si kordat
E harpës!
Mos u përkul më tepër drejt
Hapësirës së dritares,
Engjëlli im i Bukurisë !
Ti mund të biesh në greminë
Nga zemra ime, ku vetëm ti,
Në këtë pranverë të qeshur,
E veshur me zefir e trëndafilë,
Mbretëron si Afërditë,
E madhe, e panënshtruar,
Perëndeshë e pashoqe
E Bukurisë, e Dashurisë
Dhe e Dhembshurisë !

Paris, e martë, më 24 shkurt 2004


II.

FJALË KALTËRSIE

Stephen-it

« Kërkoj pa pushim sytë e asaj
Që ishte për mua aq e bukur »

Perandori Wou

Ne e donim detin, valët et qeta të ujit
Gjelbërimin mahnitës të fushave e kodrinav e Librin e qetësisë dhe muzikën hyjnore
Të vargjeve të Teokritit në hije të pemëve luleberadha

Fleurigny – Touques, këtë të martë të 1 janarit 2008


III.

HYR DHE NDIZE DRITËN

My God, what is a heart? »

George Herbert-it (1593-1633)

Hyr et ndize dritën dhe qesh ! Kënga e ëmbël et natës pranverore hyn edhe ajo Në shtëpi, plot me lule të kuqe e të kaltra.
Përse je kaq e frymëzuar, kaq e lehtë ? Përse fustani yt vallëzon nëpër kadifin e qetësisë Me një ëndërr lumturie të thurur kaq bukur ?
A ëndërron ti për parfume ngacmuese
Që t’i bëjnë lëvizjet e tua kundermonjëse
Dhe perdet të dridhen nga fryma e kohës
Si fletët që bien nga plepat e vjetër ?
A do ta ndërroje ti aromën e butë të një peme,
Me fëshfërimën e ndrojtur të qershive ?
E Dashur, sa e dua këtë lumturi
Që buron prej trupit tënd,
Si një fllad i ardhur nga deti
Që shkon drejt pyllit me pisha!
Hajde, të lutem, të më mësosh
Artin e harmonisë me dritën e qiellit,
Gramatikën e dashurisë së bimëve të gjalla,
Dhe kuptimin e yjeve të ndezur në zemër.
Jam shumë i lodhur !
Por shpirti im kërkon të flasë pa pushim
Gjuhën e virgjër të lëndinave
Dhe të dëshifrojë fshehtësitë
E « Tablettes de buis d’Apronenia Avitia ! »
Më thuaj se me çfarë lloj arti të pashprehur
Dashuria i zhvendos pa pushim kufijtë
Ndërsa unë, i harruar në melankolinë time,
Dëgjoj këngë që më ngjajnë me ato të mëllenjave !
Thuamë, pra, shpirt im,
What is a heart ?

Në Paris, këtë të diel të 6 shkurtit, Anno Christi 2005

IV.

TRI PSHERËTIMA

E çfarë mund t’ju them më qartë se këto fjalë :
Koha është e mirë në pemishten e paqtë të kumbullave,
Le të pushojmë këtu, të mbështetur në lëvorën e tyre të butë.

*

Një grua me freskore fildishi tund flokët e saj
Nën shiun e petaleve. Ajo këndon. Ajo hesht.
Çfarë shprehin fjalët e saj ? Çfarë fsheh heshtja e saj e bukur ?

*

Melodi e heshtur e meshkujve të bletëve,
Këngë elegjiake et bletëve, përsipër
Shtëpisë sime, plot me miq që qeshin e më duan.

(Vjersha të shkurtëra nga vëllimi me poezi Momente përjetësie, 2001)

V.

TI JE MIK I VËRTETË

Ti je, Mik i shkëlqyer, mot që të bën të dridhesh
Zemër e mendimit dhe shpirt i diturisë,
Drithmë gjethesh që mbrëmja e dashuruar
E mbush me puthjet e delirit të saj hyjnor.

Traduit en albanais par le poète Jeton Kelmendi

No comments:

Post a Comment